Mesazh Ngushëllimi

Postuar me: 2021-02-10

Mesazh Ngushëllimi
me rastin e ndarjes nga jeta të z. Ilir Adili,
themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm
i
AK INVEST

AK Invest njofton, me hidhërim të thellë, ndarjen nga jeta të z.Ilir Adili, themelues, aksionar dhe Drejtor i Përgjithshëm i AK INVEST, si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19.
Z. Ilir Adili lindi më 07.09.1961 në Tiranë dhe u diplomua si ekonomist. Pas diplomimit, ai zhvilloi një karrierë të suksesshme në disa institucione shtetërore dhe financiare, për të vijuar, pas vitit 1996, me angazhimin në biznesin privat në fushën e shërbimeve financiare. Ai ishte një sipërmarrës i guximshëm, inovator dhe vizionar, aftësi këto që u mishëruan më së miri në themelimin e AK INVEST, si një institucion financiar modern dhe i suksesshëm në Shqipëri.
Z. Ilir Adili ishte një ndër sipërmarrësit dhe drejtuesit e shquar të sistemit financiar shqiptar, me një eksperiencë të lavdërueshme, prej më shumë se tre dekadash.
Me ikjen e parakohshme nga jeta të z. Ilir Adili, familja humbi bashkëshortin dhe babain e përkushtuar, të afërmit njeriun e tyre të dashur e të dhembshur, miqtë shokun e tyre të rrallë, partnerët dhe kolegët sipërmarrësin, profesionistin dhe drejtuesin e talentuar e inkurajues, ndërsa shoqëria intelektualin, qytetarin dhe bamirësin model.
Largimi i parakohshëm nga jeta i z. Ilir Adili është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për të gjithë, por AK - INVEST shpreh bindjen e plotë se do të vijojë të ecë në rrugën e suksesit, që ai hapi dhe krijoi me shumë mund, talent e përkushtim.
AK - INVEST i shpreh familjes, të afërmve dhe miqve të z. Adili ngushëllimet më të thella e të sinqerta. Gjejmë rastin të shprehim respekt dhe mirënjohje të vecantë për të gjithë angazhimin, punën e palodhur, si dhe kontributin e tij të vecantë në sistemin financiar dhe shoqërinë shqiptare.
Ilir, do të na mungosh gjithmonë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi yt!
AK - INVEST

EVENTET E FUNDIT

1 vit pa Ilir Adilin

Dega Elbasan

eReja - Institucion i Parasë Elektronike